Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës po ndodh

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se me largimin e barrikadës së fundit e cila kishte mbetur në veriun e kësaj komune, po bëhet bashkimi i qytetit.

Sipas Bahtirit, nuk ka rëndësi nacionaliteti i qytetarëve në Mitrovicë, e rëndësishme është që po evitohen problemet dhe po bashkohet qyteti.

‘’Kjo barrikadë ka pas të largohet para se të largohet barrikada mbi lumin Ibër”, ka thënë Bahtiri, njofton Klan Kosova.

‘’Jemi në përpjekje të mbajmë një qytet të përbashkët, për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti i takon”, ka shtuar Bahtiri.

‘’Ne po mundohemi të bashkojmë qytetin e Mitrovicës dhe kjo po ndodh çdo ditë e më tepër”, është shprehur ai.

‘’Bashkimi i qytetit po ndodh duke larguar këto barrikada, duke evituar çdo incident të mundshëm”, ka thënë Bahtiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button