Manaj ndër talentët më premtues në Serie A

Rey Manaj është një prej talentëve më premtues të Serisë A italiane. Jo rastësisht Interi beson te sulmuesi, duke vendosur të ketë pronësinë e kartonit, ndërsa e huazoi te Pescara gjatë këtij sezoni, aty ku 19-vjeçari ka gjetur hapësira për t’u aktivizuar.

Lojtari i Kombëtares shqiptare është përfshirë në listën e 15 talentëve të rinj të Serisë A për këtë sezon: lojtarë me të ardhmen përpara, por që janë kthyer menjëherë në protagonistë. Në krye të listës qëndron portieri 17-vjeçar i Milanit, Gianluigi Donnarumma, që vlerësohet si pasardhësi i legjendarit Buffon te Italia, shkruan albeu.

Pas tij, pozicionohet menjëherë Rey Manaj, që në moshën 18-vjeçare debutoi me Interin në elitën e futbollit italian, ndërsa në këtë sezon te Pescara regjistron 7 ndeshje, nga të cilat dy si titullar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button