Çështja çame, Idrizi: Agimi i Artë të mos lejohet më në Shqipëri

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka thënë se çështja çame ka hyrë tashmë në nivelet më të larta të diskutimeve që prej nisjes së saj në 25 vitet e fundit. Idrizi reagoi edhe në lidhje me kërkesat e përfaqësuesve të Agimit të Artë në Këlcyrë për varrezat e ushtarëve grekë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit të librit “Çamëria”, Idrizi tha se është e papranueshme të lejohet hyrja në Shqipëri e personave që flasin çdo ditë për Vorio-Epirin.

“Çështja çame është futur në stadin më të lartë të diskutimeve. Ka insituata arrogante për të përmbysur të vërteta të mëdha, – tha kreu i PDIU-së. – Akademikët duhet të përfshihen në nxjerrjen e së vërtetës së historisë së Çamërisë. Jam i bindur se e drejta do triumfojë. Historia e Çamërisë, nuk është thjesht problem pronash apo të drejtash njeriu, por shkon përtej. Gjenocidi i programuar grek për 30 vite me radhë, vijon edhe sot e kësaj dite”, – theksoi Idrizi.

Idrizi deklaroi më tej se edhe çamët kanë të drejtë të kërkojnë ngritjen e varrezave për të rënët e tyre në Greqi. “Në Shqipëri janë ngritur dy varreza të ushtarëve greke, por kërkohen të tjera. Po ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë varreza, nuk kemi të drejtë të nderojmë të rënët tanë. Dëgjova që më adresohej edhe një përfaqësues i Agimit të Artë dhe kërkonte që shqiptarët dhe çamët ti ndihmonin ata. aq cinike është kjo sa unë ti drejtohem Agimit të Artë dhe ti kërkoj ndihmë. Nuk mund të pranoj që në Shqipëri të hyjnë persona që flasin për Vorio-Epirin. Çështja e Çamërisë është çështje dinjiteti, reciprociteti për të gjithë shqiptarët.”- deklaroi Idrizi.

Ndër të tjera kreu i PDIU-së theksoi se çamët duan marrëdhënie reciproke dhe dialog me Greqinë.

“Nga njëri krah kemi ligj lufte nga krahu tjetër traktat miqësie. Ne duam marrëdhënie reciproke dialogu me Greqinë. Por nëse s’ka dialog dhe ka monolog çfarë të bëjmë ne. Të presim sa ti bjerë mendja Greqisë të heqë ligjin e luftës. Mbi ne nuk mund të vazhdojë diskriminimi. Nëse ka një komunitet që kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, absolutisht që jemi ne. Duam të kthehemi në shtëpitë tona, të marrim nënshtetësinë greke dhe të gëzojmë të gjitha frytet e lirisë. Po e kërkojmë këtë dialog, po me kë?”- u shpreh Idrizi.

Sipas kreut të PDIU-së, arsyeja përse Greqia nuk e heq ligjin e luftës ka të bëjë vetëm me sekuestron e pronave të Çamërisë.

Një ditë më parë, gjatë aktivitetit të ‘JO-së greke’ mbajtur në Manastirin e Këlcyrës, kreu i Agimit të Artë për Rajonin e Janinës, Konstantinos Anagnostis tha se shqiptarët duhet të lejojnë hapjen e varrezave të reja në jug të vendit, transmeton NOA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button