Milani kërkon Alexin

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim në shërbimet e mbrojtësit brazilian Alex që po aktivizohet te PSG-ja, shkruan të premten gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”. Mësohet se Alex 31-vjeçar, ka kërkuar të largohet nga PSG-ja në fund të këtij edicioni edhe pse ka kontratë deri në vitin 2015.

Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf, ka kërkuar transferimin e mbrojtësit brazilian, të cilin e sheh si përforcim të mirë për edicionin e ardhshëm. Mësohet se Milani tashmë e ka kontaktuar Alexin, duke i ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Nëse Alex pranon këtë ofertë, atëherë te Milani do të ketë një pagë vjetore prej 2.8 milionë eurosh. Vlera e kartonit të Alexit llogaritet rreth pesë milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button