Morinë/ Arrestohet maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

I arrestuari është Dalibor Apostolovski, 35 vjeç, lindur në Kumanovë-Maqedoni dhe banues në SH.B.A.

Policia informon se: Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi gjatë rregjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga Republika e Maqedonisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Kumanovë me Vendim Nr.K.br.414/11, datë 14.06.2013, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale të “Prodhimit, shpëndarjes tregëtimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope’’, parashikuar nga neni 215 i K.Penal, Maqedonas.

Materialet proceduriale do kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button