DEASH ka rrëmbyer dhe po përdor si mburojë të gjallë tetë mijë familje në Mosul

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar se organizata terroriste DEASH po detyron dhjetëra mijëra familja të vendosen në Mosul nga jashtë qytetit dhe se tetë mijë familje që i ka rrëmbyer është duke i përdorur si mburojë të gjallë në Mosul, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media të organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, zëdhënësja e Komisariatit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, tha se “DEASH është duke vendosur me dhunë në Mosul dhjetëra mijëra familje që gjenden jashtë qytetit”.

Shamdasani tha se organizata terroriste ditën e mërkurë ka vrarë 232 persona që kanë kundërshtuar urdhërat e tyre, duke shtuar se këta ishin civilë që kundërshtuan të dërgoheshin me detyrim në Mosul.

Ai njoftoi se DEASH po i përdor si mburojë të gjallë në Mosul afërsisht tetë mijë familje që ka rrëmbyer nga rajonet përreth Mosulit, edhe atë 5.370 familje nga rajoni Shura dhe 2.210 familje nga rajoni Nimrud.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button