Kanceri i buzës

Kanceri i buzës është një tumor malinj që zë 25-30% të tumoreve malinj të zonës së fytyrës. Në 95% të rasteve prek buzën e poshtme, për shkak se buza e poshtme është më e lëvizshme dhe më e ekspozuar ndaj rrezatimit diellor dhe mikrotraumave. Prek zakonisht racën e bardhë, sidomos meshkujt në 80% të rasteve, shkruan shendeti.com.al.

Kanceri i buzës haset më tepër në moshën e tretë dhe më pak në mosha të reja. Në 90% të rasteve prek meshkujt, sidomos meshkujt duhanpirës, këpucarët, marangozët, pasi këpucarët apo marangozët kanë tendencën e vendosjes së gozhdës në gojë,  pa e kuptuar që kjo është shumë e dëmshme për ta.

Pacientja duhet të kontaktojë me një mjek dermatolog ose mjek maksilo-facial për të kontrolluar plagën që ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button