Shenjat e para që paralajmërojnë probleme të mëlçisë

Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit. Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Është laboratori kryesor i përpunimit të lëndës së parë, shkruan shendeti.com.al.

Mëlçia nuk vepron vetëm si filtrues i gjakut, por prodhon gjithashtu edhe hormone, ruan energjinë dhe prodhon përbërës që lejojnë zorrën të tresë ushqimin. Këto janë vetëm disa nga funksionet e rëndësishme të mëlçisë.

Ajo mund të rrezikohet nga sëmundje të trashëgueshme, nga infektimi me viruse apo nga intoksikimi me helme.

Mëlçia mund të dëmtohet si pasojë e mbi 100 llojeve të ndryshme të sëmundjeve të mëlçisë, të tilla si hepatiti, sëmundjet alkoolike të mëlçisë, ceroza, dhjamosja e mëlçisë etj.

Hepatiti C quhet ndryshe edhe si “epidemia e fshehur” sepse shumë njerëz që e kanë këtë sëmundje të mëlçisë nuk janë në dijeni të saj, derisa kalon në cirozë dhe kancer të mëlçisë. Prandaj është e rëndësishme të dihen shenjat e para të problemeve në mëlçi, për të parandaluar pasojat më të rënda.

melci1

Dhimbje në pjesën abdominale

Dhimbja e vazhdueshme dhe ënjtja në pjesën e sipërme të stomakut, djathtas, mund të sinjalizojë për ndonjë problem në mëlçi.

verdhez

Verdhëza

Kur trupi zbërthen qelizat e vjetra të gjakut, prodhohet një përbërës i quajtur “bilirubinë”. Një mëlçi e shëndetshme nuk e ka problem që të asgjësojë bilirubinën, ndërsa kur ajo ka probleme, e lë bilirubinën të grumbullohet në gjak, prandaj lëkura dhe sytë marrin ngjyrë të verdhë, duke shkaktuar kështu verdhëzën.

dhimbje-kycesh

Dhimbje të kyçeve

Dhimbjet e kyçeve, të përzierat, të vjellat, lodhja, mungesa  oreksit, të gjitha këto janë simptoma që paralajmërojnë sëmundje të mëlçisë, sidomos hepatitet autoimune. Hepatiti autoimun është një sëmundje kur sistemi imunitar sulmon gabimisht qelizat dhe indet e mëlçisë. Kjo sëmundje është më e përhapur tek femrat sesa tek meshkujt, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.

lekure

Njolla në lëkurë

Duke qenë se mëlçia nuk po e pastron si duhet gjakun, ky i fundit fillon të mpikset në sipërfaqe të lëkurës. Këto shenja shfaqen sidomos në gjoks dhe pjesën e bustit.

konfuzion

Harresë

Një mëlçi e dëmtuar bën që të akumulohet shumë koper në gjak dhe tru. Prandaj njerëzit që kanë probleme me mëlçinë janë shumë konfuz, harrojnë shpejt dhe mund të rrezikohen nga sëmundja e alcajmerit. Kjo sëmundje mund të shfaqet në fazat e avancuara të sëmundjes së mëlçisë, që do të thotë se nuk do të jetë shenja e parë (ose e vetme) që do të përjetoni nëse keni probleme me mëlçinë.

kembe1

 Gërryerja e muskujve

Fryrja e barkut, ënjtja e gjunjëve, dobësimi i krahëve dhe këmbëve mund të vijnë si pasojë e mungesës së lëngjeve, të shkaktuar nga mëlçia e dëmtuar. Gërryerja e muskujve mund të shfaqet edhe në kraharor, tek pjesa sipër gjoksit. Duhet të theksojmë se këto janë simptoma që shfaqen nga fazat e fundit të dëmtimit të mëlçisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button