Anulohet seanca për protestuesit e dhunshëm për rastin “Monstra”

Është anuluar seanca gjyqësore për 10 protestues të cilët ishin pjesë e protestave të dhunshme në vitin 2014 për rastin “Monstra”, njofton Alsat M.

Mungesa e dy prej të akuzuarve ishte shkaku i anulimit të seancës. Për protesta të dhunshme në vitin 2014 janë dënuar dhjetëra protestues. Gjykata themelore Shkupi 1 për disa nga protestuesit shpalli dënimin edhe me burg prej 3 vitesh por më vonë Gjykata e Apelit dënimin e uli në 2 vjet e 6 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button