Besnik Hasi, Lorik Cana dhe Mirel Josa për stolin “Kuqezi”!?

Shkëndija e Tetovës tani më ka bërë zyrtare se ka shkarkuar Bruno Akrapoviçin  dhe tani më janë në kërkim të një tjetër trajneri. Para shkarkimit të Akrapoviçit ka filluar të rrotullohen emra të ndryshëm që do të uleshin në stolin e “nxehtë” në pankinën tetovare, por tani për tani detyrën e trajnerit do ta ushtrojë Jeton Beqiri, që ishte zëvendës i boshnjakut.

Mirel Josa është një nga kandidatët favoritë, ndërkohë që tifozët përmes rrjeteve sociale e kanë bërë të ditur se duan një trajner shqiptar. Me Josën bisedimet janë të konfirmuara, por së fundmi kanë dalë në skenë edhe dy emra të tjerë raporton “Sport Ekspres”.

Bëhet fjalë për Lorik Canën që sapo ka marrë licencën “UEFA B” dhe Besnik Hasin e shkarkuar pak kohë më parë nga Legia e Varshavës.

Në portalet maqedonase është përmendur edhe emri i serbit Miodrag Jeshiq, por do të ishte shumë vështirë për ta besuar një ardhje e Jeshiqit në pankinën “kuqezi”.

Gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe pritet vendimi i klubit të Shkëndijës për të mësuar se kush ta marrë drejtimin e tetovarëve. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button