Maqedoni, nëntori do të jetë muaji më “gjyqësor” i vitit

Thuajse të gjitha gjykimet janë për raste që kanë lidhje direkte apo indirekt me bisedat e përgjuara, protestat dhe krizën politike në vend. Në mesin e të akuzuarve janë krerët e dy partive më të mëdha ndërsa akuzat ndaj tyre i përfaqëson PSP, që duhet të debutoj në gjykatë.

  • 1 nëntor– Duhet të mbahet seanca për rastin “Puçi”, ku në mesin e të akuzuarve është ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Ky rast është në kompetencën e PSP-së. Dëshmitari i vetëm në rastin “Puçi” është lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski (Ndryshe, sipas marrëveshjes mes PSP dhe gjykatës, nëse seanca nuk mbahet më 1 nëntor, e radhës do të jetë më 3 nëntor, e nëse edhe në këtë rast anulohet, termini i ardhshëm do të jetë 7 nëntor).
  • 3 nëntor– Vazhdon gjykimi i rastit “Lagja e Trimave” gjegjësisht për ngjarjet e 9 dhe 10 majit vitin e kaluar.
  • 10 nëntor– Është caktuar gjykimi ndaj gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski. Ai ngarkohet për bashkim kriminel, spiunim dhe shantazh
  • 14 nëntor– Gjykimi i aktivistit Pavle Bogoevski, i cili ngarkohet se gjatë protestave të “Revolucionit laraman” ka dëmtuar objektin e Ministrisë së kulturës.
  • 21 nëntor– Është caktuar fillimi i gjykimit për rastin e quajtur “Shuplakat në Komunën Qendër”. I akuzuari i parë në këtë rast është kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit, Mile Janakieski, të cilët ngarkohen për nxitjen e dhunës së organizuar para komunës Qendër në vitin 2013.
  • 22 nëntor– Duhet të mbahet seanca për rastin “Ryshfeti” ku ngarkohet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev për dhënie ryshfeti prej 924 euro nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov- Saçevaliev për privatizim të tokës shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button