Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira, me reshje të shiut kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugore, të cilat kohë pas kohe do të jenë me intensitet të matur. Në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 1.800 metra në pejsën perëndimroe të vendit reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryejë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior e cila do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej tetë deri 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe më i ftohtë, me erë të matur deri të prëforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri tetë gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 13 gradë.

Prej nesër pasdite pason periudha e motit kryesisht stabil me temperatura të mëngjesit të cilat vende-vende do të zbresin edhe nën zero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button