WWF: Llojet e egra zhduken me “shpejtësi të paparë”

Numri i llojeve të gjitarëve, peshqve, shpendëve, ujëtokësorëve dhe zvarranikëve në nivel botëror për vetëm 40 vite, në periudhën prej vitit 1972 deri në vitin 2012, është ulur për 58 për qind, paralajmëron Fondi botëror për mbrojtjen e natyrës (WWF) në raportin e vet vjetor.

Fondi vlerëson se numri i llojeve të ndryshme të kafshëve dhe botës bimore,  deri në fund të kësaj dekade mund  të zvogëlohet për madje 67 për qind në krahasim me numrin e tyre para gjysmë shekulli.

Një trend i tillë global sugjeron se i degradojmë ekosistemet natyrore në nivel që deri më tani nuk ështl regjistruar në historinë e njerëzimit, thuhet në raport.

“Gjatë jetëve tona, llojet e egra zhduken me shpejtësi të paparë deri më tani”, thekson drejtori i WWF-së, Marko Lambertini.

Sipas tyre, kjo fillimisht është pasojë e aktiviteteve njerëzore në planetin Tokë.

Organizata bën thirrje për ndryshime të domosdoshme të sistemeve globale për prodhim të ushqimit dhe energjisë, me qëllim që të mundësohet ekzistenca e llojeve dhe ekosistemeve në mbarë botën.

Lambertini thekson se diversiteti biologjik është bazë për pyje, lumenj dhe oqeane të shëndosha.

“Nëse zhduken llojet, ekosistemet nuk do të mund të na sigurojnë ujë të dhe ajër të pastër, ushqim dhe kushte klimaterike të cilat tani na i mundësojnë. I kemi të gjitha mundësitë për ta zgjidhur këtë çështje dhe duhet të fillojmë menjëherë ta zgjidhim nëse dëshirojmë ta ruajmë planetin për shkak të mbijetesës tonë”, theksoi Lambertini.

Për momentin, sipërfaqet bujqësore e zënë rreth një të tretën e sipërfaqes së përgjithshme të Tokës dhe për ujitjen e tyre shfrytëzohet 70 për qind e komsumit të ujit.

Në “Raportin për planetin e gjallë” propozohen edhe vendime për ndryshimin e mënyrave në të cilat e prodhojmë dhe konsumojmë ushqimin, që të sigurohet e që e mbarë bota të ushqehet në mënyrë të qëndrueshme.

Raporti është drejtuar edhe në ndryshimet themelore të sistemeve energjetike globale dhe financiare të cilat janë të domosdoshme që të plotësohen nevojat në pikëpamje të qëndrueshmërisë të gjeneratave të ardhshme.

Raporti i WWF-së përpilohet çdo dy vjet si studim gjithëpërfshirës për gjendjen e diversitetit biologjik në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button