PLD nënshkruajti deklaratë për ndryshim të Ligjit për abort

Kryetari i Partisë Liberale-Demokrate Goran Milevski dhe kryetarja e Forumit të grave të partisë Juliana Nikollova nënshkruajtën deklaratë për ndryshim të Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë dhe sigurim të mbrojtjes së shëndetit të të drejtave reproduktive të gruas, të propozuar nga Platforma për barazi gjinore.

“Ligji për ndërprerje të shtatzënisë, i cili për momentin është në fuqi, është restruktiv dhe e kufizon të drejtën e grave në zgjedhje. Me nënshkrimin e deklaratës, PLD u obligua në përbërjen e re  të parlamentit të bëjë ndryshim të Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë dhe atë në dispozitat të cilat e kufizojnë qasjen deri te aborti i grave në institucionet shëndetësore dhe e rrezikojnë të drejtën e mbrojtjes së të drejtave reproduktive”, theksohet në kumtesë.

PLD, ashtu siç thuhet në kumtesë, obligohet edhe në transparencën dhe pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara në procesin e sjelljes së rregullores së re ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button