#Përgjegjësi është të ketë më shumë logopedë shqiptarë

Një defekt në të folur sipas rregullit, sjellë vështirësi në aspektin mësimor, në rezultate dhe në atë social. Me një vizitë në një logoped, ai mund t’ia diagnostikojë defektet në të folur dhe sipas nevojës mund t’i bëjë terapi individuale apo në grup për kurimin e problemit të caktuar, njofton Portalb.mk.

Në Maqedoni vërehet mungesë e madhe pasi që zyrtarisht në Shkup punojnë vetëm dy logopedë shqiptar, një logoped punon në Entin për Rehabilitimin e fëmijëve, në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe një logopede në Entin për Rehabilitimin e Dëgjimit, të Folurit dhe Zërit, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkaq në nivel republikan numri është tmerrësisht i vogël.

Edhe pse i kontaktuar disa herë, sekretari shtetëror Nasuf Ipçja nuk përgjigjet lidhur me këtë çështje. Kohë më parë ai fillimisht kishte deklaruar se kjo mund të jetë edhe rezultat i mungesës së kuadrit të diplomuar shqiptar që më pas të thotë se kuadër mund të ketë, por se i njëjti nuk është paraqitur në konkurset e shpallura. Por të kundërtën theksojnë logopedët shqiptar. Ata thonë se konkurse mund të jenë hapur, por jo në institutin e rehabilitimit apo në institucione tjera të kësaj natyre.

Çështja e punësimit të logopedëve shqiptarë erdhi pas ankesave nga prindërit e fëmijëve me probleme në të folur, të cilët tani më një kohë të gjatë po kërkojnë një të tille shqiptarë për trajtim të fëmijëve të tyre.

Statistika flasin se mbi 10 për qind e popullsisë vuan nga probleme në të folurit. Çrregullimet më të shpeshta janë mos shqiptimi i shkronjave, të folurit ndër hundë, belbëzimi, të folurit me ndërprerje dhe të folurit e shpejtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button