OSBE-ja organizon konferencë në Shkup mbi parandalimin e tregtisë me njerëz përgjatë rutës migracione të Ballkanit perëndimor

Afërsisht 60 përfaqësues të autoriteteve nacionale, shoqërisë qytetare dhe zyrave të OSBE-së nga Evropa juglindore bërën thirrje për përgjigje më të madhe rajonale ndaj tregtisë me njerëz në fillimin e konferencës dyditore rajonale të OSBE-së në Shkup për të  promovuar sinergjitë dhe qasjet e përbashkëta mbi parandalimin e tregtisë me njerëz përgjatë rutave migracione të Ballkanit perëndimor.

Konferenca e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup me përkrahje të Zyrës së Përfaqësuesit Special dhe Koordinatorit për Luftë Kundër Tregtisë me Njerëz pran OSBE-së dhe Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz synon të inkurajojë dialog më konstruktiv dhe të orientuar në veprim lidhur me tregtinë me njerëz në shtetet e prekura nga kriza e migracionit.

“Ne ndajmë përgjegjësinë për të siguruar një trajtim human dhe dinjitozë dhe mbrojtje ndërkombëtare njerëzve të rrezikuar, për t’i mbrojtur nga abuzimi, eksploatimi, kontrabanda dhe tregtia”, tha Nina Suomalainen, Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup.

Madina Jarbussynova, Përfaqësuesja Speciale dhe Koordinatorja për Luftë Kundër Tregtisë me Njerëz pran OSBE-së, tha: “Në kontekst të krizës aktuale me migracionin dhe refugjatët, theks i veçantë duhet t’i vihet përforcimit të përgjigjes së koordinuar, zmadhimit të kapaciteteve të autoriteteve nacionale dhe ngritjes së vetëdijes tek popullata e migrantëve dhe refugjatëve mbi rrezikun e tregtisë apo eksploatimit të tyre.

Mbetem me shpresa të sinqerta se koordinatorët që punojnë kundër tregtisë, tani në nivel rajonal, do të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për të luftuar krimet e lidhura me tregtinë në kontekst të migracionit aktual.”

Diskutimi dyditor fokusohet në cenueshmërinë dhe rrezikun nga tregtia me njerëz në kohë të migracionit, sfidat dhe mundësitë për qasje të përbashkëta ndaj identifikimit të viktimave dhe në gjetjen e mënyrave për të siguruar përgjigje gjithëpërfshirëse dhe efikase rajonale.

Ditën e dytë pritet të lëshohet një deklaratë e përbashkët nga ana e koordinatorëve nacional kundër tregtisë të shteteve të Ballkanit perëndimor, e cila do të shërbejë si bazë për të përforcuar bashkëpunimin dhe përgjigjen rajonale në luftën kundër tregtisë me njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button