Ushqimet që mund të përkeqësojnë ftohjen ose gripin brenda një ore

Edhe nëse kujdeseni që të mos ju zërë gripi dhe i lani duart 13 herë në ditë, asgjë nuk ju garanton që nuk do të bini viktimë e virozave të stinës së dimrit. Nuk ka rëndësi kur apo si ndodhi, gjëja e fundit që do të donit është që të përkeqësohen më shumë dhimbjet e kokës, fytit apo kolla. Prandaj, i bëni një favor vetes dhe shmangni këto ushqime kur jeni me grip, njofton shendeti.com.al.

Pijet e gazuara, lëngjet dhe ushqime të tjera me sheqer

pije-te-gazuara

Është e vërtetë se limonada me xhenxhefil është e mirë kur keni të përziera apo të vjella, si dhe lëngu i portokallit siguron për trupin një dozë të lartë të vitaminës C. Por të dyja ato janë të mbushura me sheqer, i cili shkakton inflamacion dhe mund të dobësojë qelizat e bardha të trupit të cilat luftojnë infeksionet. E njëjta gjë vlen edhe për ëmbëlsirat, biskotat, karamelet, drithërat për fëmijë. Në vend të tyre provoni një çaji xhenxhefili për qetësimin e stomakut dhe ujë për t’u hidratuar.

Alkooli

alkool

Në rast se këmbëngulni akoma tek ideja që është shumë në rregull të pish alkool kur jeni të sëmurë, kuptoni diçka: ashtu si sheqeri, edhe alkooli shkakton inflamacion që dobëson qelizat e bardha të gjakut dhe trupi në këtë rast e ka më të vështirë që të shërohet. Plus, konsumimi i 1 apo dy gotave me alkool ju bën edhe më të dehidratuar seç jeni dhe do të deheni më shpejt. Prandaj, nëse nuk do të zgjoheni të nesërmen me temperaturë ose dhimbje koke të shkaktuar nga dehja, shmangni vajtjet nëpër lokale kur nuk ndiheni mirë.

Karbohidratet e përpunuara

buke

Pjesa më e madhe e nënave mundohen t’u japin ushqime me zor fëmijëve kur janë me grip, dhe gjëja e parë që iu vjen ndërmend janë tosti apo biskotat me kripë. Por, në këtë rast ato vetëm sa ua përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen.

Karbohidratet e përpunuara zbërthehen menjëherë në sheqerna dhe mund të shkaktojnë rritje të nivelit të sheqerit në gjak, ashtu si pijet e gazuara, lëngjet e frutave apo ushqimet me shumë sheqer. Prandaj ata pengojnë trupin të luftojë infeksionet njësoj si sheqernat. Herës tjetër kur t’ju thoni fëmijëve që të hanë tost, sigurohuni që të jetë 100% me miell gruri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button