Dhuna në familje, në 1 ditë 6 burra në pranga

Dhuna në familje ka marrë përmasa të frikshme kohët e fundit, ku vetëm ditën e djeshme janë arrestuar 6 burra në kryeqytet, të cilët akuzohen për dhunë ndaj grave. Policia bën të ditur se në disa raste për gratë është lëshuar edhe urdhri i mbrojtjes. 

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Endrit Sadikaj, 44 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. 

Fatjon Allaraj, 29 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë ndërhyrjes.

Robert.K, dyshohet se  ka ushtruar dhunë  ndaj bashkëshortes,  S.K, 36 vjeç, ndaj së cilës u lëshua edhe urdhri i mbrojtjes.

Leonard.B, 39 vjeç ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, K.B, 37 vjeç ndaj së cilës u lëshua urdhri i mbrojtjes

Kujtim.A, 55 vjeç dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, V.A, 54 vjeç.

Algert.P, 36 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases D.S, 32 vjeç./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button