fbpx

Jolevski-Hojt Ji: Maqedonia vazhdon me reformat në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski i cili është për vizitë pune në SHBA, dje realizoi takim me zëvendës ndihmëssekretarin shtetëror Hojt Ji, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Në takim ministri Jolevski ka informuar për reformat në mbrojtje, për modernizimin e ARM-së e cila është tërësisht në pajtim me standardet e NATO-s, për pjesëmarrje të pjesëtarëve të ARM-së në NATO dhe misionet e tjera paqeruajtëse. Ka informuar edhe për procesin e përpunimit të Strategjisë së re për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë dhe Kontrollin strategjik në mbrojtje.

Jolevski, ashtu siç shtohet në kumtesë, ka informuar për lidershipin e Maqedonisë në bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes. Shkupi prej para dy javësh është seli e Shtabit të qëllimeve mjekësore destinuese rajonale, ndërsa ministrat e Mbrojtjes nga rajoni i Romës javën e kaluar sollën vendim  që Shtabi i brigadës multinacionale për Evropën Juglindore të jetë në Maqedoni.

Në takim ka theksuar se integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është i rëndësishëm si për stabilitetin e vendit, ashtu edhe për rajonin dhe më gjërë në Evropë, dhe për atë nevojitet t’i dërgohet ftesë  për anëtarësim në NATO. Maqedonia, dëshmoi,  ka theksuar ministri, se e meriton vendin në Aleancë dhe me pjesëmarrjen e saj në misionet paqësore të NATO-s, me mënyrën e ballafaqimit me krizën migruese, si dhe me nivelin e interoperativitetit deri te armatat e NATO-s.

Ministri i Maqedonisë i Mbrojtjes ka realizuar  edhe takim pune me ish funksionarë të administratës së SHBA-së, ekspertë nga fusha e politikës dhe sigurisë mbrojtëse, dhe përfaqësues nga bashkësia tink-tenk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button