PSP e pret raportin e “Magjar Telekomit”

Raporti nga hetimi i brendshëm në “Telekomin e Maqedonisë”, duhet të ndihmojë në hetimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për përgjimin e paligjshëm, shkruan DW në gjuhën maqedonase. Komisioni për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), përpara disa muajve e ka kërkuar këtë raport por nuk e ka marrë, njofton Portalb.

Edhe eksperti nga “Erikson”, por edhe raporti i hetimit të brendshëm që “Telekomi i Maqedonisë”, duhet të ndihmojë për marrjen e të dhënave të cilat PSP me urdhër gjyqësor i kërkon nga DSK.

Arsye për hetim të brendshëm ishin dyshimet rreth rolit të “Telekomi të Maqedonisë” me përgjimet e paligjshme të cilat i zbardhi lider i opozitës, Zoran Zaev, gjegjësisht sugjerimet se në mënyrë masive janë përgjuar më shumë se 20.000 qytetarë dhe e njëjta nuk ka mundur të ndodhë pa e ditur operatorët celular në Maqedoni.

Elpida Trizi nga departamenti për komunikacione korporatave e “Dojçe Telekom”, që në mars të këtij viti tha se “Magjar Telekom” e ka kryer hetimin e brendshëm me mbështetje të ekspertëve të jashtëm, por rezultatet e fituara nuk do të komentohen në publik.

“Nuk i komentojmë në publik rezultatet e fituara nga hetimi intern, por sikur në të gjitha rastet tjera, plotësisht do të punojmë me pushtet lokale, sipas nevojave”, deklaroi Trizi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button