Zhuta, “Albanian Golden Boy” fitoi me nokaut

Nuk ka të ndalur boksieri shqiptar nga Struga Fatlum Zhuta, i cili me shumë sukses e ka filluar karrierën e tij në boksin profesionist. Zhuta, i cili mbrëmë në Alaska të SHBA-ve ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist, duke e mundur boksierin gjerman Urges Myller të cilin e mposhti me nokaut teknik që në raund të parë. 

Fatlum Zhuta menjëherë pas luftës është shprehur shumë i kënaqur, duke thënë se ky meç ka bërë që ai të punojë edhe më shumë dhe të shpresoj që sa më shpejt të arrijë garën për titull.

“Jam shumë i kënaqur nga paraqitja në këtë meç. Mbrëmë kisha një paraqitje të mirë ku arrita që të kryej meçin shumë shpejt. Shpresoj të vazhdoj me këtë rritëm të fitoreve” ka thënë “Albanian Golden Boy”, për “Portalb.

“Në të gjitha luftërat e mia zyrtare tani unë po paraqitem me nofkën “Albanian Golden Boy”, që më kishte dhënë gazetari i sportit Hajrush Mani, kjo më ka dhënë shumë fat dhe gjithçka po shkon shumë mirë, shpresoj që kjo të vazhdojë kështu, ndërsa me këtë nofkë unë do të mundohem të jem ambasador i vërtet i gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë”, ka shtuar mes tjerash Zhuta.

“Albanian Golden Boy” në boksin profesionist ka debutuar me 23 janar të këtij viti, ku mposhti amerikanin Orlanda Upton Junior po ashtu me nokaut. Zhuta dëshiron të zhvilloj disa duele në Alaska, për të vazhduar pastaj në qendrat e mëdha të boksit në SHBA. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button