Gjykata Kushtetuese të hënën përshëndetet me Goshevën

Në vend që në terminin e rëndomtë (çdo të mërkure më ora 9), Gjykata Kushtetuese caktoi seancën e radhës për shqyrtimin e nismave, për të hënën 31 tetor.

Zyrtarisht nuk dihet pse bëhet ky kombinimin i termineve, por besohet se seanca është caktuar për të hënën, në ditën e fundit të mandatit të kryetares aktuale të kësaj gjykate, Elena Gosheva.

Prej 1 nëntorit, në karrigen e kryetarit do të ulet pasardhësi i saj, gjykatësi Nikolla Ivanovski i cili në këtë post u emërua javën e kaluar.

Ivanovski nga Gosheva do të trashëgoj çështjet e “nxehta” gjegjësisht nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për PSP, që tanimë 1 vit është në sirtarët e gjykatë dhe deri më tani nuk është gjetur ende në rend dite.

Gjykatësit kushtetues, në krye me Ivanovskin, gjithashtu do të duhet të vendosin edhe lidhur me nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, që dje e dorëzoi partia e Gëzim Ostrenit, “Uniteti”.

Asnjë nga këto dy nisma, sipas faqes zyrtare të internetit, nuk është në rend dite të seancës të hënën.

Në agjendë janë shtatë nisma, një kërkesë për mbrojtjen e të drejtave dhe një propozim për vendimmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button