Maqedonia dhe Shqipëria rritin bashkëpunimin në fushën e turizmit

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, të Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, të Zyrës Nde?rkombe?tare Invest Macedonia – Tirane? & Prishtine?, si dhe drejtues të Shoqatës Shqiptare të Tur-Operatorëve (UOTSH) dhe Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) do të zhvillojnë sot në Ohër një takim me qëllim rritjen e bashkëpunimit në  fushën e turizmit.

Siç njoftojnë nga Zyra Nde?rkombe?tare Invest Macedonia – Tirane? & Prishtine?, takimi që zhvillohet ne?n kujdesin e drejtuesit te? kësaj Zyre Fatos Mustafa synon krijimin e lehtësive në qarkullimin e turistëve që hyjnë dhe dalin në Maqedoni nga Shqipëria, kjo edhe në përputhje me legjislacionin e dy vendeve.

Gjatë takimit mes palëve do të diskutohen mundësitë për reduktimin e burokracive dhe lëvizjen e lirë gjatë sezonit turistik në pikat kufitare/doganore të Qafë Thanës dhe Shën Naumit. Turistëve do t’u krijohen kushtet për përmbushjen e shpejtë të procedurave kufitare, nëpërmjet ofrimit të shërbimit Vip.

Qëllimi kryesor i këtyre masave është rritja e numrit të turistëve nga të dyja anët e  kufirit, minimizimi i kohës së pritjes në këto pika doganore, por edhe përmirësimi i imazhit të dy vendeve.

-Turizmi shihet si një nga sektorët ku mund të rritet bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Për këtë qëllim tur-operatorët duhet të përmirësojnë shërbimet e tyre dhe të krijojnë paketa që tërheqin turistët mes dy vendeve, thuhet në njoftim.

Qeveria e Maqedonisë në vazhdimësi ka zbatuar politika nxitëse dhe lehtësuese për turizmin, siç janë edhe subvencionet për agjencitë turistike.

Lajme të ngjashme

Back to top button