Në mëngjesin e lutjes u kërkua ndihmë për anëtarësim në NATO

Në hotelin Hillton në Uashington mbrëmë është mbajtur mëngjesi i lutjes ku ishin të grumbulluar më shumë se 3.500 politikan, lider biznesi dhe lider fetar nga e gjithë bota ku ishte prezent edhe presidenti Barak Obama dhe zonja e parë.

Në lutjen e organizuar për herë të 62 Obama i është përkushtuar të drejtës për shprehjes të lirë fetare si dhe kërkoi lirimin e dy misionarëve amerikan të kidnapuar në Iran.

Maqedonia është përfaqësuar me ish zonjën e parë Vilma Trajkovska, delegacion nga Kuvendi të udhëhequr nga zëvendës kryetarja e Kuvendit Suzana Saliu dhe ish kryeministri Vllado Buçkovski.

Përfaqësuesit e Maqedonisë kanë vazhduar me takimet me liderët politik amerikan ku kanë kërkuar ndihmë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Anëtarësimi në NATO ishte temë me çka përfaqësuesit e Maqedonisë i kanë hapur takimet e tyre, duke pasur parasysh se në shtator në qytetin britanik Njuport do të mbahet samiti i NATO-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button