Petrit Bushati, ambasadori i ri i Shqipërisë në Maqedoni

Mediat e Shqipërisë bëjnë të ditur se diplomati Petrit Bushati do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Maqedoni. 

Propozimi për kandidaturën e tij është miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Shqipërisë. Kandidatura e Bushatit ka marrë një mbështetje të gjerë, për shkak të njohjes së tij me zhvillimet në rajonin e Ballkanit. 

Diplomati Petrit Bushati, më parë ka qenë ambasador në Suedi gjatë viteve 1988-1991, ambasador në SHBA në vitet 1997-2001 si dhe ambasador në Beograd në vitet 2002-2006.

Bushati do të zëvendësojë ambasadorin aktual Arben Çejku, i cili ka marrë vlerësime pozitive nga Komisioni për politikë të Jashtme i Shqipërisë, për aktivitetin diplomatik të zhvilluar në Shkup. 

Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë Arta Dade, është shprehur për Gazeta Shqip se ish Ambasadori  në Maqedoni Arben Çejku, nuk është shkarkuar por i ka mbaruar mandati.

Lajme të ngjashme

Back to top button