Përsëri po thithim helm, të gjitha stacionet matëse tregojnë se ajri është i ndotur

Me ftohjen e kohës dhe me fillimin e sezonit të ngrohjes, është rritur edhe ndotja e ajrit dhe janë shumëzuar grimcat kancerogjene të cilat i thithim, njofton Portalb.mk.

Gjatë ditës së  djeshme, në të gjitha stacionet e matjes së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, tregohej se ka nivel të mesëm dhe të lartë të koncentratit të grimcave kancerogjene të ajrit PM10.

Nivel të lartë të grimcave është matur në stacionet Rektorat dhe Milladinovski, ndërkaq nivel të mesëm të grimcave ka pasur në stacionet Qendër, Karposh, Lisiçe, Gazi Baba, Tetovë, Veles, Koçan dhe Kumanovë.

222

Në qendrën e Shkupit, gjatë mbrëmjes janë matur 100 mikrogramë grimca në një kub metër katrorë, ndërkaq në Karposh janë regjistruar 160 mikrogramë, gjë që është tre herë se ajo e lejuara – 50 mikrogramë për një kub metër katror. Në Lisiçe janë matur 200 mikrogramë, në Gazi Babë 177, Tetovë 150, ndërkaq në Kumanovë më së shumti, gjegjësisht 5 herë më shumë se sa e lejuara ose 250 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub katror, transmeton Portalb.

3453

Në Karposh është regjistruar edhe nivel i lartë i koncentratit të grimcave kancerogjene PM2.5, ndërkaq në Qendër koncentrati i tyre është në nivel të mesëm.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përpara dhjetëra  ditëve, deklaroi se nëse “Jugohromi”, nuk i vendosë filtrat, ajo do të dorëzojë kërkesë deri te Qeveria që kombinati të mbyllet.

“Do të kërkojmë që “Jugohromi”, të mos punojë deri në mars të vitit 2017, nëse nuk i vendosë filtrat. Kështu qytetarët do të mbrohet nga ndotja e ajrit. Por, do të kërkojë që të kihet kujdes edhe në dimensionin social, gjegjësisht qytetarët që punojnë në këtë kombinat të kenë të ardhura mujore derisa kombinati nuk do të punojë dhe ato mjete t’i sigurojë Qeveria”, deklaroi Arifi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button