Obama në turnin e fundit presidencial

Obama, do të zhvillojë muajin nëntor turin e tij të fundit ndërkombëtar presidencial, duke vizituar Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë

Turi do të zhvillohet nga data 14 deri në 21 nëntor dhe vjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, ku do të zgjidhet pasuesi i Obamas. Ky tur do t’i mundësojë presidentit të ri që të përfitojë nga trashëgimia e Obamas në politikën e jashtme.

Në Greqi, Obama synon të takohet me liderët dhe të shprehë mbështetje për reformat ekonomike të vendit si dhe për përforcimin e demokracisë.

Në Gjermani, pritet të zhvillojë bisedime me kancelaren, Angela Merkel, për Ukrainën, Sirinë, luftën kundër ISIS-it dhe për çështjet ekonomike transatlantike.

Në Peru, Obama do të marrë pjesë në Mbledhjen e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima, duke i dhënë atij mundësinë që të theksojë fokusin e administratës së tij mbi Azinë, duke përfshirë edhe marrëveshjen tregtare mes 12 kombe të Paqësorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button