Jakupi: Regjistri zgjedhor të jetë edhe në shqip

Përdorimi i gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera në materialin zgjedhor vazhdon të jetë temë diskutabile. 

Kjo dispozitë ligjore, sipas Subhi Jakupit të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve (KSHZ) deri tani është zbatuar me përgjegjësi si në fletvotime ashtu edhe në materialet tjera, nëpër komunat ku shqiptarët janë mbi 20%, por për momentin kërkohet nga Enti Shtetëror për Statistikë që listat e regjistrit zgjedhor të jenë të posaçme për çdo vendvotim.

Por, nuk është e qartë pse pesë vite më parë duke e ditur se ka zgjedhje presidenciale, Jakupi nuk ka kërkuar gjuhën shqipe nga ESHS?!

‘Ajo që ka mbetur pa u implementuar për shkaqe teknike për arsye se Enti Shtetëror për Statistikë e ka shtypur tani më regjistrin zgjedhor është gjuha shqipe në të.  Ne kërkojme që edhe ky material zgjedhor në komunat ku janë mbi 20% shqiptarë njëjte të përdoret sikur edhe materiali tjetër qofshin ato listat votuese, apo listat e regjistrit zgjedhor që të jenë të veçanta për çdo vendvotim që të jetë në harmoni me kodin zgjedhor, apo në harmoni me perdorimin e gjuhëve që lejohet në ato komuna sidomos gjuha shqipe. Kjo ishte edhe kërkese e jonë e cila në të ardhmen do të mirëkuptohet që të jetë i gatshem edhe enti statistikor qeë të implementoj të njejtën’ tha Jakupi.

Në mbi 27 komuna përdoret gjuha shqipe, në katër komuna gjuha turke, ne një komunë gjuha rome, si dhe në një komunë gjuha serbe, në të gjitha këto komuna është implementuar në përpikshmëri ligji për gjuhët dhe nuk eshtei hasur në probleme të natyrave të ndyshme.

Në regjistrin zgjedhor numërohen 68 mijë votues që jetojnë jashtë vendit, tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button