Richard Falbr: Thaçi vrau edhe pjesëtarë të UÇK-së!

Europarlamentar çek Richard Falbr nga partia Social Demokrate, është shprehur kundër propozimit të shefit të gruptit të tij parlamentar në Parlamentin Europian, për dhënie të Çmimit Nobel për Paqe, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Falbr në një intervistë për CTK, ka thënë se Hanes Svoboda, duhet të tërheqë propozimin e tij, duke akuzuar Thaçin si trafikues me organe dhe rekrutues i dhunshëm dhe vrasës edhe i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Thaçi është një kriminel lufte i cili dyshohet për tregtim të organeve të serbëve dhe një bos i drogës”.

Eurodeputeti çek nëse nuk përfaqëson ndonjë agjendë anti-Kosovë, ai duket të jetë i manipuluar nga masa e akuzave që hedh në drejtim të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, të cilat tejkalojnë edhe ato të Dick Marty’t, raportojnë mediat çeke.

Deputeti çek e akuzon Thaçin edhe për krime ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ai kur rekrutonte njerëz për UÇK-në, në një rast në një fshat u tha pridërve: Ose më jepni 10 mijë marka gjermane ose birin tuaj. Dhe në qoftë se dikush refuzonte, ai i vinte zjarrin shtëpisë”.

“Kur ai ishte i pakënaqur me njerëzit e UÇK-së, i qëllonte ata për vdekje. Ai është një kriminel”, tha Falbr.

Ai shoti, se kur ai kishte mësuar për propozimin, në fillim nuk kishte mundur ta besojë atë.
“Kur kam mësuar atë, isha i tronditur dhe unë menjëherë i dërgova një shkresë elektronike të gjithë deputetëve të grupit tonë, ku protestova kundër këtij propozimi”, Falbr përveç tjerash tha se këtë temë më pas e kishte disktuar edhe me ministrin e jashtëm çek Jiri Dienstbier.

“Ndjehem me turp, që ne e kemi njohur Kosovën, ajo nuk është shtet”, ka thënë eurodeputeti çek Falbr.

Lajme të ngjashme

Back to top button