FIFA gjobit federatën spanjolle

FIFA ndëshkon Federatën Spanjolle të futbollit për shkak të parregullsive në kontratat me lojtarët nën moshën 18 vjeç të klubeve të Primera Division.

Qeveria e futbollit botërori dërgoi një komunikatë zyrtare në zyrat e Federatës iberike ku bënte të ditur se i linte në dispozicion një periudhë kohore prej 6 muajsh për të modifikuar rregulloren dhe sistemin e transferimit të futbollistëve minorenë. Në të njëjtën kohë, FIFA bëri të ditur se ndaj RFEF është marrë edhe masa e ndëshkimit më një gjobë prej 200 mijë eurosh për këtë çështje.

Sipas FIFA, Federata Spanjolle ka shkelur, në mënyrë të veçantë nenin 19 të Rregullores për Statusin dhe Transferimet e futbollistëve, si dhe disa pika të tjera të rregullave për regjistrimin dhe aktivizimin në gara të ndryshme të lojtarëve të caktuar.

Vendimi i FIFA u mor pas hetimit të kryer rastet e transferimit të futbollistëve minorenë të Realit dhe Atletico Madrid për periudhat 2005-2014 në rastin e “Los Blancos” dhe 2007-2014 për “Los Colchoneros”, transmeton Telegrafi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button