Ku do të votojnë qytetarët e Pustecit?

Kryetari i Komisionit Zgjedhorë Nikolla Rillkovski ka deklaruar se në vazhdim e sipër është pastrimi i Listës Zgjedhore pas çka do të vendosen në shqyrtim publik dhe do të shihet nëse qytetarët kanë vërejtje.
 
Ai ka deklaruar se KSHZ ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete rreth asaj se ku dhe si do të votojnë qytetarët e Pustecit.

„Sa i përket votuesve të Pustecit, nëse qytetarët do të paraqiten të votojnë në territorin e Maqedonisë apo do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar si diasporë , këtë nuk mund ta them me saktësi”, tha Rillkovski.

Për të njëjtën pyetje të mërkurën ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska ka deklaruar se për këtë nuk është kompetente MPB por Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Në zgjedhjet lokale vitin e kaluar u paraqitën qindra votues nga Pusteci, në komunën e Ohrit, Qendrës, dhe Kërçovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button