Fazliu: Suzana të lutet në Amerikë ti lejohet të flet në gjuhën shqipe

Pasi që nënkryetarja e Parlamentit, Suzana Saliu gjendet në Amerikë në ceremoninë e lutjes së mëngjesit, me siguri do të lutet që ta lejojnë ta udhëheq të paktën një herë në gjuhën shqipe një seancë në Parlament. Me këto fjalë deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu kërkoni një orë pauzë në Kuvend në shenjë të vazhdimit të protestës për gjuhën shqipe e cila nuk dëgjohet në kanalin e Kuvendit.

Madje, shqiptarët janë të diskriminuar edhe nga kanali i tretë i RTVM-së i cili transmeton punimet e Kuvendit dhe organeve të tij. 

 “BDI nuk e ka parë të arsyeshme të intervenojnë sa i përket pjesës së kanalit parlamentar që di të emitojë vetëm këngë nacionaliste maqedonase, këngë kishtare, që diskriminon gjuhën shqipe dhe fjalimet e deputetëve shqiptarë. Fatkeqësisht kjo gjë BDI-së aspak nuk i pengon, saqë kanë filluar edhe ata vet të flasin dhe të kënaqen kur flasin maqedonishte”, tha paraprakisht Fazliu.

Kryetari i Këshillit për kanalin kuvendor, Jani Makraduli tha se gjuha shqipe nuk gjen zbatim as gjatë pauzave, në kohën kur nuk ka transmetim seancash plenare apo trupave kuvendore. 

 “Kështu shkelet Ligji për Kuvend. Për fat të keq jemi dëshmitarë se përveç këngëve në gjuhën maqedonase  apo ndonjë emisioni dokumentar, edhe pse shumë rrallë, nuk ka asgjë tjetër që do ta pasqyronte ambientin në të cilin gjendet RM, si shtet i konstituuar edhe në bazë të Kushtetutës. Është pushteti ai që e keqpërdor edhe këtë kanal televiziv, për qëllime politike” tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button