900 anëtarë të komisioneve zgjedhore nuk janë paguar plotësisht në zgjedhjet lokale

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale është ngritur edhe çështja e pagesës së anëtarëve të Komisionit zgjedhorë të cilët edhe pse pas një viti nga zgjedhjet lokale ende nuk janë paguar plotësisht 900 anëtarë të komisioneve, shkruan Alsat M.

Komuna e Tearcës edhe pas një viti nga mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk i ka paguar anëtarët e komisionit zgjedhorë, ankohen këta të fundit. 

Edhe pse janë ankuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për këtë çëshje.

 “Komuna nuk ka paguar. Ne u organizuam 4 persona; unë si kryetar komisioni dhe disa kolegë dhe shkuam të kreu i komunës së Tearcës ai na premtoi se i ka lëshua mjetet, por paratë nëpër xhirollogaritë tona nuk kanë hy”, tha Bejtulla Shaqiri, anëtarë i komisionit.

Rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit Zgjedhor Komunal të Tearcës Nizamedin Ameti. Ai tha se gjysmat e parave janë lëshuar, ndërsa gjysma tjetër ende jo!

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të komisionit zgjedhor që ende nuk kanë marrë plotësisht paratë është mbi 900.

Lajme të ngjashme

Back to top button