Mexhiti i nderuar nga ‘Sofra Gjakovare’

Sot në Komunën e Çairit  kreu i kësaj komune takoi drejtuesit dhe anëtarët e shoqatës ”Sofra Gjakovare” në Shkup.

U bisedua për idenë për binjakëzim  të mundshëm në mes të Komunës së Çairit dhe asaj të Gjakovës, sikur kishte iniciuar vit më parë binjakëzimin e Çairit me Bashkinë e Shkodrës.

Komuna e Çairit ka mbështetur çdo aktivitet të organizuar nga kjo shoqatë  e cila synon ruajtjen dhe kultivimin e traditës gjakovare. Në Shkup janë diku 100 familje me prejardhje gjakovare.

”Sofra Gjakovare” kryesisht veprimtarinë  e saj e zhvillon në Shkup respektivisht në Komunën e Çairit, përfaqësuesit e kësaj shoqate i ndanë dhuratë Mexhitit në shenjë falënderimi  dhe mirënjohjeje.

Lajme të ngjashme

Back to top button