Çudia në Çair, semaforët krijojnë tollovi e jo rend

Semaforët shërbejnë për të lehtësuar komunikacionin mirëpo në komunën e Çairit, të njëjtin e vështirësojnë qarkullimin. Gjegjësisht bëhet fjalë për semaforët të cilët u vendosën para supermarketit Princ në Fushë Topanë, të cilët tani më dy muaj nuk funksionojnë, njofton Portalb.mk.

Banorët dhe frekuentuesit e kësaj rruge ankohen se në këtë rrugë bëhet shumë tollovi dhe semaforët e komunës tani më duhet të ishin funksional.

Semaforët në Fushë Topanë
Semaforët në Fushë Topanë

“Ka kohë që janë vendosur, nuk e di se pse nuk punojnë. Kjo rrugë është mjaftë e frekuentuar për shkak të ndërtesave dhe supermarketeve dhe bëhet tollovi e madhe, kjo çështje duhet zgjidhur”, tha Muhamed T., banor.

“Pse i kanë vendosur kur nuk e kanë plan t’i lëshojnë, gjitha gjërat i lënë kështu përgjysmë, jo funksionale”, tha Orhan J., banor.

Gjithashtu banorët thonë që në këtë rrugë se pari duhet të vendosen vija të bardha për këmbësorët si dhe polic të shtrirë.

Semaforët në Fushë Topanë
Semaforët në Fushë Topanë

“Kjo rrugë është e drejtë dhe vozitet me shumë shpejtësi, duhet të ketë masa preventive, të vendosen polic të shtrirë me qëllim që të ulet shpejtësia, se asgjë tjetër si duket nuk funksionon”, tha Mahire P., banore.

“Vendosin semaforë e nuk vendosin vija për këmbësorë, ku është logjika këtu, tërë kjo rrugë e gjatë ka vetëm një vendkalim për këmbësorët kurse me dhjetëra ndërtesa rreth e rrotull”, tha Urim Rahimi, banor.

Semaforët në Fushë Topanë
Semaforët në Fushë Topanë

Nga ana tjetër u tha se me vendosjen e semaforëve në fjalë, do të rritet niveli i sigurisë dhe rendit në komunikacionin rrugor në këtë pjesë, si dhe do të mbrohen nxënësit e institucioneve arsimore të cilët e frekuentojnë intenzivisht këtë rrugë.

Ndërkaq para një viti banorët e komunës së Çairit gjegjësisht ata të rrugës “Ferid Murati” bënë kërkesë për vizatimin dhe vendosjen e shenjave të komunikacionit.

Ata vazhdimisht ankohen dhe thonë që në këtë rrugë vozitet shumë shpejti si dhe nuk ka polic të shtrirë askund dhe vendkalime për këmbësorët, por kjo ende nuk u realizua edhe pse nga Komuna e Çairit para një viti thanë se kërkesa për ti vizatuar vijat për këmbësorët është bërë deri te Qyteti i Shkupit dhe se së shpejti do të vizatohen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button