Berisha-Ballës: Ke përdhunuar një të sëmurë me AIDS

Kuvendi pritet të vendosë sot në seancë plenare në lidhje me kërkesën e opozitës, për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi, gjatë lëvizjeve në Policinë e Shtetit.

Seanca plenare është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhornacës, pasi iu ndërprere fjala deputetit të PD-së, Sail Berisha. Ky i fundit ka qenë i pari që e ka marrë fjalën, por pasi i ka mbaruar minutazhi, atij iu ndërpre fjala nga kryetari i Kuvendit. Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga deputetët e djathtë. 

Debatet 

Edi Palok: Sa kemi qenë ne në krye të Kuvendit nuk ia kemi ndërprerë asnjëherë fjalën kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruçi, por ai e merrte mikrofonin dhe fliste sa herë i tekej. Prandaj ish-kryeministri Berisha është më i rëndësishëm se kryetari i grupit. 

Meta: Ju e dini sa konsideratë kam unë për zotin Berisha. 

Topalli: Zoti kryetar keni në arkiv të gjithë minutazhin, ku tregohet sa kanë folur të majtët në krahasim me të djathtët. Ne asnjëherë nuk ia kemi ndërprerë fjalën kreut të grupit. 

Berisha: Rama u bëri peshqesh shqiptarëve gjobën kolektive 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se është duke u vendosur shqiptarëve gjobën kolektive, afrofenë. Ai ka kërkuar sot nga qeveria të marrë një vendim për mosarritjen e çmimit të energjisë elektrike. 

“Sapo dëgjuat një mashtrim disa herë më të madh se sa zëdhënësi dhe kryekreu i tij të marrë së bashku. Parafolësi bëri fjalë për energjinë dhe në muajt e parë të qeverisjes së tij iu bëri peshqesh shqiptarëve gjobën kolektive, aforfenë. Një përpjekje kjo titanike e qeverisë së mëparshme për të çliruar shqiptarët nga ky akt i pandershëm, i padrejtë, nga kjo gjobë e pamëshirë e atyre që nuk kanë.  ‘Por, derrat e kënaqur për Sokratët e vuajtur nuk kanë pyetur dhe nuk pyesin kurrë;, ky është edhe morali i asaj që ju kthyet aforfenë.  Në vend që të skuqej këtu përpara qytetarëve, në vend që të kërkonte “Pardon” për aforfenë që u riktheu, ky famoz që nuk di përveçse anglishtes asgjë tjetër në ekonomi, ky njeri del, shpif dhe trillon për një borxh që nuk ekziston askund. Me dëshmitarë të rremë këta kërkojnë të mashtrojnë dhe ju, me dëshmitarë të rremë këta do merrnin statusin, me dëshmitarë të rremë këta të kërkojnë borxhin, por dëshmitarët e rremë i kanë këmbët e shkurtra sa rrena”, tha Berisha.

Gjiknuri: Opozita shpif, nuk ka rritje çmimi të energjisë

Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri tha se nuk opozita shpif pasi nuk është kërkuar rritja e çmimit të energjisë.

“Seanca po degradon në shpifje. Asnjë fjalë e jona nuk përmendi rritjen e çmimit të energjisë. Ne treguam se kush është realiteti. Nuk po flasim për rritje të çmimit. Qeveria do të ndjekë të gjithë rrugët dhe nuk do të prekë faturën e qytetarit. Qytetari shqiptar ka çmim të rregulluar”.

Besnik Bare-Berishës: Ky njeri është i pirë dhe do t’i drejtohem medies kur të transmetojnë Kuvendin të vënë pullën e kuqe. Ky njeri është i degraduar, të keni turp për të këtë fjalor dhe veprim që kryeni para shqiptarëve.

Berisha-Ballës: Ke përdhunuar një të sëmurë me AIDS

Pas replikave të shumta ndërmjet njeri-tjetrit Berisha ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetin e PS-së, Taulant Balla. Berisha e ka cilësuar Ballën si një person që përdhunoi një të sëmurë më AIDS. “Nuk ke gojë të flasësh ti, jo i kam aty dosjet. Ish-kryeministri tha se kjo është skena e kryehorit që përdor një njeri që është në ndjekje sepse ka përdhunuar një vajzë me AIDS”,  shprehu Berisha.

Balla: Florian Mima ha “përshesh” që Berisha e gatuan

Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha qe duhet të mbajë përgjegjësi për vjedhjet.  Florian Mima ha “përshesh” që Berisha e gatuan. “Si nuk të vjen turp që nuk jep përgjigje për vjedhjet në tatime i ke nisur në arrati zyrtarët e tatimeve.”

Braçe-Berishës: Mban përgjegjësi penale për privatizimin në CEZ

“Thelbin e seancës e banalizoni.  Një pyetje kam unë nëse Berisha mban përgjegjësi për privatizimin e CEZ? Ky është privatizim politik  klientelist.  Ne na kërkoni të zbatojmë kontratat tuaja korruptive.  KESH ka akumuluar një borxh dramatik dhe është kompani me humbje si dhe CEZ. Nëse duhet të kërkohet përgjegjësi, duhet të kërkohet përgjegjësi penale për ty. Çfarë të shqetëson te skema e grabitjes së tatimeve? A mban përgjegjësi për grabitjen e thesarit të shtetit në këtë mënyrë. Një këshillë kam nëse i akuzon ministrat jepi fakte për 4 muaj që flet për korrupsion, ndërkohë që ata ende nuk kanë marrë një vendim. Nuk jep një fakt. Thuaji këtu ose çoji në Prokurori”.

Berisha- Peleshit: U bërë zëvendësministër me vjedhjen e pikturave të Mios

“Është e dhimbshme të dëgjosh njeriun që u bë zv/kryeministër vetëm për veprat që u vodhi Vangjush Mios. Mësoje nga arkivat dhe jepja dhe kryekreut se ai nuk merr vesh. U shisni shqiptarët mashtrime të turpshme pse doni të rrisni çmimin e energjisë. Linjat me Malin e Zi përballojnë mjaft mirë. Çmimet energjetike të koncesioneve janë të përfshira në çmimin e energjisë në ERE, pyesni Metën e Haxhinaston që ka mbuluar sektorin. Ju jeni alienë. Mos rrisni çmimin”,- tha Berisha.

Rendi i ditës

Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor në lidhje me lëvizjet e bëra në Policinë e Shtetit, vjen pas kërkesës të diskutuar më parë në Konferencën e Kryetarëve, e cila u refuzua nga maxhoranca, ndërsa opozita pretendon se argumentet e përdorur prej saj janë antiligjorë dhe të pajustifikueshëm. Hetimi parlamentar i kërkuar nga opozita lidhet me situatën e rendit në Shqipëri, ku sidomos në dy muajt e fundit, është konstatuar një rëndim i kriminalitetit. 

Opozita pretendon se kjo gjendje është pasojë e largimit nga detyra të specialistëve dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të paaftë. Gjithashtu, Parlamenti pritet të miratojë sot dhe pr/vendimin, për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas dhe projektit, ndërmjet qeverisëshqiptare dhe KFW FRANKFURT AM MAIN, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë”./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button