Noizy, ‘Boja me dorë’

Rep këngëtari nga Shqipëria ka sjell mbrëmjen e së martës këngën e tij më të re të titulluar “Boja me dorë”. Dhe siç e do rendi, edhe ky rep këngëtar ka ardhur me një tekst ku lavdëron veten, dhe përulë secilin që nuk po e pëlqyeka atë apo muzikën që ai bënë.

Kënga vjen pa video, ndërsa për filmimet besohet se do të bëhen shpejtë, e do të ri-publikohet e kompletuar. Dhe ende pa pakuar 24 orëshi i parë, kënga ka arritur në rreth 50 mijë klikime, ndër të cilat ka marrë rreth 3 mijë pëlqime.

Por ka pasur edhe nga ata që këngën në fjalë nuk e kanë pëlqyer, numri i të cilëve arrin në rreth 300. Por, ky nuk do të jetë krijimi i vetëm që ka vendosur të sjellë për këtë kohë ai.

Përmes rrjeteve sociale, rep këngëtari ka treguar se kanë krijuar aq shumë këngë sa nuk po dinë se cilën ta publikojnë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button