OJQ-të kërkojnë ligj për mbrojtjen e qytetarëve që denoncojnë korrupsionin

Organizatat Joqeveritare kanë kërkuar miratimin e një ligji të veçantë, nëpërmjet të cilit do të mund të mbroheshin të gjithë ata qytetarë dhe subjekte juridike, që denoncojnë rastet e korrupsionit tek organet përkatëse.  

Transparency International -Maqedoni në disa raste ka bërë thirje deri te institucionet vendore se është e nevojshme mbrojtja e personave që paraqesin korrupsion në mënyrë që të inkurajojë qytetarët dhe të kontribuojnë në zbardhjen e praktikave korruptive.

Qeveria sipas TIM e ka vendosur këtë ligj në programin e vitit 2013, për cka në fund të vitit TIM i ka përkujtuar se afati kishte skaduar.

Transparency International –Maqedoni si anëtare e organizatës ndërkombëtare Transparency International  në disa raste ka ofruar ndihmë për përgatitjen e zgjidhjes ligjore duke pasur parasyshë përvojën që ka në këtë fushë kjo organizatë.

“Kjo ofertë nuk ishte pranuar dhe në kundërshtim me principin për bashkëpunim në përgatitjen e ligjeve që janë në interes të qytetarëve, organizata nuk është ftuar që të merr pjesë në përgatitjen e Draftit i cili nga 30.12.2013 është temë e dabatit publik”, thuhet në reagimin e TIM-së.

Lidhur me Draftin, TIM vlerëson se ka  difekte të thella të cilat duhet të shqyrtohen plotësisht.
Për këtë arsye TIM vlerëson se teksti i propozuar duhet të tërhiqet derisa nuk përgatitet mirë dhe me debat publik ku do të ëprfshihen edhe organizata joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Back to top button