Majko thotë se Shqipëria futet në konflikt nëse Kosovës i preket sovraniteti

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë kohës së luftës në Kosovë, Pandeli Majko, që posedon edhe pasaportë të Republikës së Kosovës ka thënë se Shqipëria do t’i del zot Kosovës në raste të nxehta konflikti.

Majko ka theksuar se nëse preket sovranitetit i Kosovës, Shqipëria implikohet në konflikt me cilindo, njofton Koha.net.

“Ne mund të mos jemi lojtar global, por ne mbetemi vendi i cili nëse preket sovraniteti i Republikës së Kosovës, Shqipëria hyn dhe implikohet automatikisht në konfliktin me cilindo”, ka thënë Majko në një intervistë për kosovapress.

Ai më tej ka thënë se i vetmi send i nënshkruar si dokument është abetarja e klasës së parë, që është e njëjtë mes dy vendeve.

“Duke pasur parasysh këtë pavarësisht që kjo nuk është shkruar ende në asnjë dokument, pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova të vetmen punë të përbashkët të dukshme është abetarja e klasës së parë. Nisur nga kjo ne jemi nde duke krijuar një gramatikë të re, një fjalor të ri i cili ka brenda një fakt i cili është krejtësisht i logjikshëm ekzistenca e një elite shtetërore në Kosovë, dhe nuk është një elitë dosido janë politikanë të cilët kanë shkruar historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të Rajonit, janë njerëz të cilët dje kanë luftuar dhe sot janë në politikë, janë nga ata politikanë që vendet tjera do të donin që të i kishin pjesë të politikës së tyre për mënyrën se si ata i artikulojnë dhe se si ata kanë provuar shumë gjëra të cilët shumë politikan qoftë në perëndim apo në lindje vetëm flasin”, tha Majko.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Me cfare do ta mbroje Shqiperia Kosoven, me ato “Furgonat e Blinduar” te Mimit, apo me helikopteret e transportit qe “mbyten” ne liqenin e Shkodres? Zotrote i shite per skrap edhe avionet edhe tanket edhe anijet edhe nendeteset kur ishe Minister i Mbrojtes, e tani fryhesh si tullumbac duke bere te fortin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button