Kaos në Haiti, qindra arratisen nga burgu!

Më shumë se njëqind të burgosur arritën të mposhtin rojet dhe të arratisen nga burgu në pjesën qendrore të Haitit.

Incidenti ka ndodhur dje në qytetin bregdetar Arcahai, rreth 30 kilometra në veri të kryeqytetit të Haitit.

Sipas policisë, rojet e burgut u sulmuan në pjesën e burgut ku ishte planifikuar larja për të gjithë të burgosurit. Në përleshje është vrarë një roje, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Të burgosurit kanë vjedhur një sasi të papërcaktuar armësh të cilat i kanë përdorur gjatë përleshjes me policinë.

Popullata lokale ndjek udhëzimet e qeverisë dhe i shmanget qëndrimit në rrugë, ndërsa ambasada e SHBA-ve në Haiti u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë të kujdesshëm.

Policia nuk ka përcaktuar ende se sa nga të burgosurit e arratisur kanë vuajtur dënime për krime të rënda dhe se sa ishin duke pritur vendimin.

Burgjet në Haiti janë të stërmbushura me të burgosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button