Humbin ekipet shqiptare në Ligën e Parë

Java e 11-të e LPFM-s solli ndeshje shumë interesante, ndërsa në përballjet ku luajtën ekipet shqiptare, Shkëndija, Shkupi dhe Renova pësuan disfata.

Vardari shënoi fitore të rëndësishme ndaj Shkëndijën në Tetovë me rezultatin 0:2. Një goditje nga distanca e Stefan Spirovskit në minutën e 36-të gjeti të përgjumur portierit e Shkëndijës Kostadin Zahov, kur tani më Vardari kishte epërsi, ndërsa fitoren e liderit dhe kampionit aktual e regjistroi Boban Nikollov në minutën e 74-të. Kjo ishte fitorja e dytë e Vardarit në përballjet direkte ndaj Shkëndijës këtë sezon. Në tabelë Vardari kryeson me 25 pikë, Shkëndija në pozitën e dytë ka 20 dhe një ndeshje më pak.

Në kuadër të javës së 11-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, skuadra e Shkupit ishte mysafire në letër e Rabotniçkit, pasi “Shvercerat” ishin zot shpie edhe në këtë përballje, duke qenë të vetëm në tribuna dhe duke mbështetur për 90 minuta skuadrën e zemrës. Besnikëria dhe dashuria e tyre ndaj klubit u tregua edhe në fund, ku edhe pse Shkupi pësoi disfatë me rezultat 3:1 ata me duartrokitje përcollën tifozët për në kabinat e veshjes.

Sa i përket ndeshjes, 45 minutat ishin të barabarta dhe dy skuadrat krijuan disa gjysmë raste dhe duke i lëshuar iniciativën njëri tjetrit. Por kur pritej fishkëllima e fundit në sekondat e fundit, një pakujdesi e mbrojtësit Edis Maliqi, bëri që Trajçevski me kokë të shënojë për 1:0.

Pjesa e dytë filloi me iniciativë të Shkupit, por kur po zhvillohej një aksion, topin e humbur nga Bujamin Asani me shpejtësi e barti Sahiti para portës, për të luajtur me Elmaz i cili nuk u tregua vetanak po asistoi për Ivanovskin për rezultatin 2:0. Sahiti që ishte një nga më të mirët në radhët e Rabotniçkit, shënoi golin e tretë pas një aksioni përsëri të shpejt.

Golin e nderit për Shkupin e shënoi Khalil Lambini, i cili me kokë gjeti këndin e zbrazur të Damjan Shishkovski.

Edhe Renova është mundur në Gjorçe Petrov të Shkupit nga Makedonija, duke humbur me rezultat 3:1. Nyejt si Shkupi edhe Renova është ndëshkuar në minutën e fundit të kohës shtesë të pjesës së parë, kur ka shënuar Trajçe Stojkovski. Në pjesën e dytë fillimisht kishte barazuar Renova përmes Argjent Gafurrit, ndërsa nga pika e bardhë ka rritur epërsinë në minutën e 62-të Alen Jasharovski i cili e vulosi fioren e ekipit të tij në minutën e 88-të. Renova ka mbetur në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Shkupi është në zonën e rrezikut me vetëm 10 pikë në pozitën e shtatë. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button