Kosova sfidon Xhamajkën, por jo në Zvicër

Kjo është miqësorja e parë historike e Kosovës, e cila pritet të luhet më 5 mars. Lajmin e konfirmon për gazetën Arena zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës (FFZ), Marco von Ah. Sipas tij, agjencia e cila ka aranzhuar ndeshjen në fjalë ka kërkuar nga Federata e Zvicrës që takimi të luhet në Gjenevë, por kjo e fundit e ka refuzuar këtë kërkesë. “Ndeshja për të cilën jeni të interesuar ju është Kosova vs. Xhamajka. Një agjenci ka kërkuar që takimi të luhet në Gjenevë. Sidoqoftë, Federata e Futbollit e Zvicrës nuk mund t’i thotë PO kësaj ndeshje”, ka deklaruar Von Ah.

Zëdhënësi i FFZ-së ka sqaruar edhe arsyet përse federata e tij nuk mund ta lejojë Kosovën të luajë miqësore në Zvicër. Sipas tij, më datën 5 mars do të luhen dy ndeshje të rëndësishme në shtetin helvetik, dhe nuk mund të lejojnë të ndodh edhe e treta.

“Arsyeja është kjo: Në vendin tonë të vogël do të luhen dy ndeshje në datën zyrtare të FIFA-s: Zvicra vs. Kroacia do të luhet në St. Gallen (pjesa lindore e Zvicrës) dhe një ndeshje bamirësie me shumë ish-lojtarë të famshëm që do të zhvillohet në Bern (pjesa qendrore/perëndimore e Zvicrës), prandaj ne nuk duam të kemi edhe një ndeshje më shumë dhe të krijomë një situatë që asnjëra prej ndeshjeve të mos marrë një audiencë (shikueshmëri) të mirë”, shpjegon Marco von Ah.

Lajme të ngjashme

Back to top button