Ahmeti mblodhi kyesinë në Tetovë e më pas shkoi në Kumanovë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në selinë e BDI -së në Tetovë, zhvilloi takim me Shtabin Qendror Zgjedhor, kryetarët e shtabeve komunale dhe kryetarët e degëve të partisë me qellim të koordinimit të aktiviteteve për fillimin e punës së  shtabit qendror dhe atyre komunale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016, me fokus të veçantë për aktivitetet e shtabit zgjedhor të diasporës, si zgjedhje me rëndësi por edhe procedura të posaçme zgjedhore, transmeton Aktuale.mk.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij në selinë e BDI-së në Tetovë, ka folur për zgjedhjet që do të zhvillohen më 11 dhjetor. Ahmeti beson se këto zgjedhje do të jenë të besueshme demokratike, dhe të pranueshme nga të gjitha palët që do të garojnë në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“BDI është e konsoliduar që aktivistët mezi presin të marrin detyrat nga shtabi qendror. BDI është subjekti më serioz politik dhe ardhmëria e vetme shoqërore në Maqedoni. Këto zgjedhje në platformën e BDI-së në veçanti vend zë edhe segmenti i diasporës e mundohemi që diaspora të sigurojë vend në parlamentin e Maqedonisë që përmes deputetit të zgjedhin brengat e tyre”, tha pas takimit shefi i shtabit qendror, Bekim Neziri.

Pas aktivitetit në Tetovë, Ali Ahmeti sot edhe zyrtarisht e ka nisur fushatën e partisë së tij në Kumanovë. Kështu ai mori pjesë në homazhet e dëshmorit Bajrush Xhemaili në Kumanovë. Pastaj do të merr pjesë në një promovim libri, njofton TetovaSot.

ahmeti

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button