Shkencat islame marrin hov në Australi

Programet për studime islame në universitetet australiane kanë tërhequr një numër në rritje të studentëve arab dhe jo arab, duke i dhënë brezave të rinj një mundësi për të kuptuar më mirë trashëgiminë e pasur kulturore dhe qytetërimin e shkëlqyer Islam.

“Brezi i ri i muslimanëve seriozisht duan të studiojnë, por nuk duan të shkojnë jashtë shtetit për arsye të ndryshme,” tha Mehmet Ozalp, i cili jep mësim fetar dhe islamik në Universitetin Charles Sturt Sidneit.

“Muslimanët krijuan një qytetërim të shkëlqyer në shkencë, teknologji, tregti, madje edhe terme ligjore, disa nga këto norma që Evropa përfundimisht i ka përvetësuar për të zhvilluar qytetërimin perëndimor. Shumë njerëz nuk e dinë këtë”.

Programet për studime islame u paraqitën për herë të parë në Universitetin Charles Sturt tre vjet më parë për studime themelore islame.

Vitin e ardhshëm, universiteti do të shtojë edhe programin  master për Klasik Arabe, ku numri i studentëve të regjistruar do të jetë rreth 340.

Charles Sturt nuk është i vetmi universitet që ofron studime islame. Në universitetin e Sdineit Perëndimor numri i studentëve të regjistruar është rritur nga 60 sa ishin në vitin 2008 në rreth 200 në vitin 2013.

Në universitetin e Sidneit studimet arabe dhe islame filluan në vitet e 1970, por nuk kishte një departament adekuat deri në vitin 2000.

Muslimanët,  përbëjnë 1.7 për qind të popullsisë prej 20 – million banorëve në Australi./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button