Grubi gati të dëshmojë për “Lagjen e Trimave”, funksionarët tjerë të BDI-së presin ftesë

Artan Grubi, një nga anëtarët më të lartë të BDI-së, tha se është I gatshëm të dëshmojë me njohuritë e tij për ngjarjen e armatosur në Lagjen e Trimave. Qëndrimin e tij e ndajnë edhe një pjesë e përfaqësuesve të lartë të BDI-së të cilët nga mbrojtja e grupit të armatosur u përmendën si dëshmitarë, prandaj presin ftesë nga gjykata, ndërsa të tjerë aspak nuk kanë për qëllim të komentojnë për rastin, transmeton Alsat-M.

LEXO Zbulohen emrat: Ja kush nga BDI do të thirren si dëshmitarë në rastin “Kumanova”

Ish zv/ kryeministri Musa Xhaferi ishte i pakapshëm për tu prononcuar nëse do të paraqitet apo jo si dëshmitarë në rastin e Kumanovës. Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, është i vetmi që shprehet i gatshëm të marrë pjesë në seancën gjyqësore, në rast se pala mbrojtëse e kërkon një gjë të tillë, që ta japë kontributin e tij për daljen në pah të së vërtetës.

“Unë jam i gatshëm që të vihem në shërbim të drejtësisë nëse cila do palë në proces e sheh të dobishme dhe në ndihmesë kontributin tim modest”, tha Artan Grubi, shef kabineti të Ali Ahmetit.

Avokati, Naser Raufi theksoi se dëshmia e personave të lartpërmendur është e rëndësishme pasi kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e Kumanovës.

Seanca e radhës për të akuzuarin Sulejman Osmani është në 2 nëntor kurse ajo për Lagjen e trimave më 3 nëntor.

Në aksionin policor të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë, ndërsa rreth 40 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button