Egjipt: Gjykata e Apelit e vërteton dënimin për ish-presidentin Morsi

Gjykata e Apelit në Egjipt e ka mbështetur dënimin me 25 vjet burg kundër ish-presidentit, Mohammed Morsi, për rolin e tij në vrasjen e protestuesve në kryeqytetin Kajro, në vitin 2012.

Vendimi i sotëm nga kjo gjykatë është përfundimtar në këtë rast kundër Morsit, i cili ishte përmbysur me grushtshtet ushtarak e më vonë edhe ishte arrestuar.

Morsi është zgjedhur president në votimet e lira në qershor të vitit 2012, në periudhën e trazirave me rastin e Verës Arabe, nga e cila ishte përmbysur lideri shumëvjeçar i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Por, ushtria e e fuqishme egjiptiane, e udhëhequr nga Abdel-Fattah al-Sissi, e rrëzoi Morsin, një vit pas zgjedhjes së tij. Pastaj Sissi i fitoi zgjedhjet presidenciale në mënyrë të bindshme, në qershor të vitit 2014.

Ish-presidenti, Mohammed Morsi, ballafaqohet me dënim me vdekje dhe burgim të përjetshëm në tri raste të tjera penale. Vendimet në këto procese janë në procesin e apeleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button