Rrëmujë në shkollën “Cvetan Dimov” objekti i dëmtuar, nga 50 nxënës nëpër klasa!

Objekti i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit pësoi dëme gjatë tërmetit të muajit të kaluar, me ç’rast kati i fundit i kësaj shkolle është mbyllur për shkak të çarjes së mureve dhe pasigurisë që aty të futen nxënësit, njofton Portalb.mk.

Profesorët ankohen se tani nxënësit që kishin klasat lartë janë bashkuar me paralelet tjera dhe së bashku mbajnë mësim, por numri i tyre është tejet i madh.

“Për shkak se pjesa lartë nuk funksionon tani nxënësit e dy paraleleve janë bashkuar në një dhe kjo është e tmerrshme, janë mbi 50 nxënës në klasë dhe mund ta paramendoni se si mund të zhvillohet mësimi, nuk e dimë se kur do të zgjidhjet kjo çështje, por situata është mjaft serioze”, tha një profesor për Portalb.mk.

Shkolla e mesme "Cvetan Dimov" Shkup
Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” Shkup

“Nuk degjohet në orë ka zhurmë, jemi ngushtë nuk zhvillohet mësimi kështu kemi plot gjëra të paqarta po kush te pyet i pari”, thonë nxënësit.

Drejtori i kësaj shkolle Besnik Ajeti tha për  Portalb.mk se sa i përket zgjidhjes së këtij problemi duhet të drejtohemi tek Qyteti i Shkupit.

“Nuk e dimë se çfarë masash do merren, duhet të pyesni në Qytetin e Shkupit”, tha për Portalb Ajeti.

Shkolla e mesme "Cvetan Dimov" Shkup
Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” Shkup

Portalb.mk gjithashtu kontaktoi Komunën e Çairit ku prej atje po ashtu na thanë që përgjegjësin për këtë e mban Qyteti i Shkupit.

“Shkollat e mesme janë nën ingerenca të Qytetit të Shkupit dhe aty duhet të pyesni për këtë çështje”, tha për Portalb, Rami Qerimi nga kjo komunë.

Kurse nga Qyteti i Shkupit sqarojnë për Portalb.mk se situata e këtij objekti është mjaft specifike.

“Gjendja e objektit të shkollës së mesme ‘Cvetan Dimov’ është mjaft specifike për shkak të dëmtimeve nga tërmetet që goditën Shkupin së fundi. Ne jemi në pritje të dokumentit final të Institutit sezmiologjik për sanimin e hapësirës dhe menjëherë do të fillojnë procedurat ligjore për kthimin e objektit në funksion të plotë”, thonë për Portalb.mk nga Qyteti i Shkupit.

Shkolla e mesme "Cvetan Dimov" Shkup
Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” Shkup

Ndërkaq nxënësit vazhdojnë në këto kushte të mjerueshme të ndjekin mësimin pothuajse një muaj, edhe sa do të vazhdojë gjendja e tillë ende nuk ka përgjigje./Portalb

Shkolla e mesme "Cvetan Dimov" Shkup
Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button