Bozhoviç fton katër shqiptarë ndaj Bosnjës dhe Kosovës

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll në sallë do të ketë mundësi që përmes ndeshjeve kontrolluese kundër Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, të kontrollojë formën e lojtarëve që do ti ketë për fazën kualifikuese për kampionatin Evropian që do të mbahet vitin 2018 në Slloveni.

Seleksionuesi Ivan Bozhoviç në listën e tij ka ftuar edhe katër futbollistë shqiptarë, ku përveq Taulant Ismailit dhe Ferid Agushit që janë të rregullt, të ftojë edhe dy futbollistët e Shkupit, Erkan Seferin dhe Eljesa Nezirin. Në listën e Bozhoviçit bëjnë pjesë plot dhjetë futbollist të Velesit, skuadër kjo që sezonin e ri është përforcuam me gjithë ekipin që e kishte Zhelezareci.

Taulant Ismaili KMF Veles
Taulant Ismaili KMF Veles

Lista e plotë: Antonio Petrovski, Vllatko Petrovski, Leondi Ristanovski, Ferid Agushi, Zoran Leveski, Trajçe Trajkov, Daniel De Souza, Igor Leovski, Martin Todorovski, Xho Arsovski, Taulant Ismaili, Ivan Krstevski, Eljesa Neziri dhe Erkan Seferi.

Përndryshe sot reprezentacion i Maqedonisë ka mësuar edhe kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese, do të jetë së bashku me Çekin, Kazakistanin si dhe fituesin nga grupi kualifikimet e grupit “E” Kosovën, Qipron, Danimarkën dhe Norvegjinë. Nga grupet vetëm reprezentacionet e para sigurojnë kualifikim direkt në kampionatin kontinental. Ekipet e nga pozitat e dyta dhe të treta do të luajnë ndeshje balotazhi që të kompletojnë grupin e “Play-off”-it nga 12 reprezentacione.

Sa u përket ndeshjeve kontrolluese fillimisht Maqedonia do të luajë në Zenicë ndaj Bosnjës me 26 dhe 27 tetor, ndërsa me 1 dhe 2 nëntor më pas me Kosovën do të luajnë në Prishtinë. /Portalb.mk/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button