Dënim me 1 miliard dollarë për ish-kryeministren e Tajlandës

Junta në Tajlandë dënoi ish-kryeministren, Yinglak Shinavatar me arsye se ka dëmtuar shtetin me miliarda dollarë, në kuadër të programit për mbështetje të prodhimit të orizit, raporton Anadolu Agency (AA)

Yinglak Shinavatar pas përfundimit të seancës gjyqësore në deklaratën për gazetarët tha se është e detyruar nga ana e juntës që të paguajë një gjobë prej rreth një miliard dollarë dhe se ka 30 ditë afat për ankesë.

Ajo me lot në sy nuk i pranoi akuzat dhe tha se do t’i përdorë të gjitha mjetet juridike për apel.

Yinglak, tha se i është kërkuar një shumë e madhe e parave në dallim prej gjobës që është dhënë në gjykatën civile më parë.

Komisioni i formuar nga junta, në deklaratën e mëhershme, kishte theksuar se programi për mbështetjen e prodhimit të orizit ka dëmtuar shtetin me rreth 8,2 miliardë dollarë dhe për pjesën 5,8 miliardë dollarë është përgjegjës direkt ish-kryeministrja.

Kurse Yinglak u mbrojt duke u shprehur se blerja e orizit ishte një ”politikë publike e cila kishte për qëllim ndihmën për fermerët”.

Programi për mbështetjen e prodhuesve të orizit nisi të zbatohet pasi që partia e Yinglak Shinavatar erdhi në pushtet në vitin 2011. Edhe pse programi në fillim mundësonte blerjen e orizit me çmime dy herë më të larta, dëmet financiare arritën në miliarda dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button