LSDM-ja, dyshon se Mijallkov qëndron pas tenderëve milionëshe të Agjencisë për siguri

Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp, ka pyetur nëse drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, qëndron pas Agjencionit për siguri “Sekuriti Grup Srvis”?

Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski, në konferencën e sotme për shtyp, ka pyetur nëse drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, qëndron pas Agjencionit për siguri “Sekuriti Grup Srvis”? Sipas tij, kjo është arsyeja që kjo Agjenci për siguri të personave dhe pronës, për një vit ka nënshkruar kontratë milionëshe, për mbrojtjen e ministrive, shkollave, ndërmarrjeve publike, 

Mançevski, duke iu referuar të të dhënave nga Zyra për Furnizime Publike, ka sqaruar se në periudhën nga muaji maj I vitit 2013 deri në nëntor të vitit 2013, kjo agjenci ka bërë 28 kontrata me institucionet, të kontrolluara nga VMRO-DPMNE-ja. Nga 28 tenderët e fituara në 20 raste kjo Agjenci ka qene pjesëmarrës e vetme në ofertë.

 “Ndërmarrja për rrugët shtetërore, ka nënshkruar më së paku dy tenderë me vlerë prej 430 mijë euro. Kryetari I qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, gjithashtu i ka ndarë tender kësaj firme në vlerë pre 42o mijë euro”, ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski .

Lajme të ngjashme

Back to top button